Shendetesi
Fëmijët nuk pinë ujë sa duhet
“American Journal of Clinical Nutrition” ka publikuar rezultatet e një hulumtimi të realizuar në SHBA, të cilat tregojnë se një numër i madh i fëmijëve pinë më pak ujë se sasitë e rekomanduara.
Varësisht nga mosha, është llogaritur se 40-85% e djemve dhe 46-90% e vajzave pinë më pak ujë sesa është e nevojshme.
Shkencëtarët paralajmërojnë se dehidrimi i lehtë mund të ndikojë te një numër i madh funksionesh fiziologjike, duke sjellë lodhje, plogështi dhe kokëdhimbje.
Krahas kësaj, hidratimi i pamjaftueshëm është i lidhur edhe me dobësimin e aftësive njohëse dhe mendore.
Këto të dhëna janë të bazuara në një studim ku kanë marrë pjesë 3.978 participantë të moshave ndërmjet 2 dhe 19 vjeç.