www.Zemra.Org

Femra më seksi e vitit 2011

Rosie Huntington-Whiteley, modele e Victoria’s Secret, është femra më seksi e vitit 2011, sipas revistës Maxim.

“Jam e nderuar që kam marrë këtë çmim”, është shprehur modelja, e cila i ka zënë vendin këngëtares Katy Perry, e renditur e para vitin e kaluar.

Kim Kardashian, Mila Kunis, Emma Watson, Katy Perry, Lindsay Lohan, Christina Hendricks dhe January Jones janë disa nga emrat e listës së 100 femrave më seksi të botës.

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, është renditur e 26 në këtë klasifikim, ku mungon Jennifer Lopez.

Exit mobile version