Djaloshi është i gjatë 137 centimetra dhe peshon vetëm 31 kilogramë, ndërsa është basketbollisti më i mirë i skuadrës së tij të shkollës.
Ai ka aftësi të mrekullueshme në përdorimin e topit dhe për të gjuajtur në disa mënyra të ndryshme, ashtu që arrin të shmangë mbulimin e kundërshtarëve shumë më të gjatë se ai dhe kryeson tabelën e pikëshënuesve.
Ekspertët thonë se me punë të vazhdueshme, Julian mund të arrijë një gjatësi deri në 180 centimetra.