“Kësmet do të fitojmë. Nuk besoj se Napredoku mund të na shkaktoj telashe, edhe pse në futboll gjithçka është e mundur. Skopje ka qenë një mësim për ne, prandaj në këtë takim do të hyjmë me seriozitetin më të madh për të siguruar fitoren që në pjesën e parë”, tha Hasani, lojtari më i mirë i Shkëndijës.
Kundër kërçovarëve në pikëpyetje është vetëm mbrojtësi, Sedat Berisha, i cili mund të zgjedh se në cilën ndeshje do të pushoj. Ndeshja mes Shkëndijës dhe Napedokut zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim nga ora 14:00.