Teknologji

Ferrari FF, krijesa e re e Maranelo-s

Modeli i ri FF është modeli i parë 4 herë 4 i Ferrari-t. E dizenjuar nga Pininfarina, është konsideruar si modeli më i shpejtë për një makinë me katër sedilje i kësaj fabrike. Ky model ka një motor prej 6.2 litra me injeksim direkt dhe 12 valvë.

Ferrari FF furnizon 651 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësinë 335 km/h dhe bën 0-100 km/h në 3.7 sekonda.

Modeli FF përdor sistemin “HELE” e cila u prezantua për herë të parë në Kaliforni dhe përfshin teknologjinë “Stop&Start”. Kjo e ndihmon makinën që të arrijë një konsum karburanti prej 15.4 litra për 100 kilometra dhe lëshon 360 g dioksid karboni për kilometër.


Makina i jep mundësinë përdoruesëve ta ngarkojnë me bagazhe nga 400 deri në 800 litra. Kjo arrihet me uljen e dy sediljeve të prapme.
Modeli Ferrari FF do të prezantohet zyrtarisht për herë të parë në Sallonin e Automjeteve të Gjenevës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button