Diktatori më i njohur i botës, kubanezi Fidel Castro, u bë edhe “frajeri” më i njohur i botës. As Romeo e Kazanova nuk mund të maten me ato që ka bërë ai. Ai ka fjetur me 35.000 femra.
Këto të dhëna janë publikuar në “The Daily Beast” pas një hulumtimi të kryer sipas të cilit, thuhet se Fidel Castro ka bërë për vete dhjetëra mijëra femra, ndërsa 35.000 prej tyre i ka “futur nën jorgan”.
Castro njoftohej me vajzat nëpër plazhet e Havanës, ndërsa thuhet se për çdo ditë ka fjetur me dy femra, me njërën gjatë drekës, ndërsa tjetrën gjatë darkës. Nëse kësaj i shtohet edhe rritja e apetit për drekë, gjatë 40 viteve të fundit del se Castro ka kënaqur 35.000 femra!
Në vendin e dytë gjendet basketbollisti Wilt Chambnerlain me “vetëm” 20.000 femra. Megjithatë Wilt gjithmonë thoshte se kjo nuk do të thotë se mashkulli “e han” lehtë dhe se edhe ai ka kriteret e veta, nuk flenë me femrat e shëmtuara dhe ato të martuara.
Warren Beatty renditet i treti. Por duket se lista e Warrenti është më interesantja, pasi në të gjenden ndërmjet tjerash edhe Jane Fonda, Joan Collins, Diane Keaton, Madonna dhe shumë gra të famshme.
Vendi i katërt është shumë interesant, pasi në të gjendet një person i thjeshtë Umberto Billo, i cili me zanat ishte derëtar. Pasi punonte në një hotel të famshëm në Las Vegas gjatë netëve të vetmuara shpesh ka ngushëlluar bukuroshet e vetmuara të cilat kanë kaluar nëpër dyert e tij. Thuhet se ai ka fjetur me rreth 8.000 femra. I papërmirësueshmi Charlie Sheen, përveç se është më i riu në listë, gjendet në vendin e pestë. Ai deri më tash ka fjetur “vetëm” me tre mijë femra.