Kronika e ZezeLajmeShqiperia
Fier, gjendet kufoma e një 21-vjeçari, dyshohet për vrasje
Trupi i pajetë i një 21-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme pranë lumit Seman.
Nga të dhënat e para dyshohet se viktima është 21-vjeçari me inicialet A. P, djali i një biznesmeni të qytetit të Fierit, raporton NOA.
Kufoma është gjetur nga kalimtarë të rastit në vendin e quajtur “Kulla e Ujit” dhe menjëherë është lajmëruar policia.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Fierit dhe dyshohet se 21-vjeçari është vrarë me armë zjarri në një tjetër vend e më pas është hedhur pranë lumit Seman.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.