Juventusi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafin, sipas Sky Sports në Gjermani.
Kampioni italian është në kërkim të një zëvendësuesi për kapitenin Giorgio Chiellini, i cili e lëndoi rëndë gjurin ditë më parë dhe do të mungojë gjashtë muaj.
Mustafi, i cili e ka humbur vendin në skuadrën e Unai Emery, është në treg dhe mund të kalojë në Serie A në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Përfaqësuesi i Gjermanisë nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për Arsenalin deri tani këtë sezon.
Përveç Mustafin, Juventusi është duke menduar edhe për Dejan Lovren, Medhi Benatia dhe Jerome Beoateng.