Fillojnë para-porositë për iPhone 5
Edhe para se iPhone 5 të prezantohet edhe zyrtarisht nga Apple, operatori gjerman Deutsche Telekom ka filluar të pranojë para-porosi për modelin e ri dhe të shumë-pritur të iPhone.
Duke i lejuar konsumatorët e tyre për të rezervuar brezin e ardhshëm të iPhone, Deutsche Telekom që nga dita e sotme ka vendosur të pranojë porositë e para për iPhone 5, në mënyrë që kur i njëjti të lansohet, tu ndihmojë atyre të mos presin shumë dhe të pajisen me modelin e telefonit të tyrë të pëlqyer.
Sipas Bloomberg, Deutsche Telekom do të japë kupona për konsumatorët e interesuar në blerjen e iPhone 5, sapo i njëjti të paraqitet në treg.
Megjithatë, në kuponat e konsumatorëve nuk do të ketë emra apo detaje tjera për telefonin e ri të Apple, iPhone 5, tha zëdhënësi Alexander von Schmettow.
Apple pritet të lansojë modelin e ri të iPhone diku ka fillimi i javës së parë të muajit tetor. Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri në lansimin e iPhone 5, edhe pse ende nuk dihet asgjë për çmimin e këtij modeli.
Sa mendoni se do të jetë çmimi i iPhone për përdoruesit pa kontratë me ndonjë operator të caktuar mobil, i cili do ta ofrojë atë në treg?/Zemra.org/