www.Zemra.Org

Fitojnë VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja

VMRO-DPMNE-ja qeveritare mbetet me rejting më të lartë, ndërsa qytetarët përkrahje më të madhe i japin kryeministrit Nikolla Gruevskit, Pastaj vijon LSDM-ja, BDI-ja, PDSH-ja dhe Demokracia e Re dhe liderët e tyre Branko Cërvenkovski, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Imer Selmani. Këtë e tregon anketa telefonike e Institutit “Pavel Shatev” e zbatuar në 1.000 të anketuar në periudhën midis 19 dhe 23 maj.
Qëllimi i hulumtimit, sipas institutit, është që të matet përkrahja e qytetarëve ndaj partive politike dhe liderëve politik në Republikën e Maqedonisë, si dhe të artikulohet qëndrimi i qytetarëve në drejtimin e ndodhive aktuale politike në parazgjedhje.
Në rast se nesër mbahen zgjedhjet parlamentare 23,7 për qind nga të anketuarit do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, 13,9 për LSDM-në, 6,6 për qind votën e tyre do ta japin për BDI-në, për PDSH-në 3,2, për RDK-në 2,1 për qind, për PLD-në dhe për DR-në nga 1,4 për VMRO-PP një për qind, ndërsa për Të bashkuar për Maqedoninë 0,7 për qind. Me përgjigje nuk e di janë përgjigjur 11,9 për qind, ndërsa për asnjërën nuk do të votojnë 33 për qind.
Të anketuarit konsiderojnë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të fitojë VMRO-DPMNE-ja ose 36 për qind, 14,8 konsiderojnë se ajo do të jetë LSDM-ja, 11,2 BDI-ja, 2,8 PDSH-ja, RDK-ja 0,6, për VMRO-PP-në dhe DR-në nga 0,4, Të bashkuar për Maqedoninë 0,6, ndërsa për PLD-në 0,2 për qind. Pa përgjigje janë 32,8 për qind.
Në liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Guevski besim kanë 23,9 për qind, 8,8 në Branko Cërvenkovskin, në Ali Ahmetin besojnë 6,5, Në Menduh Thaçin 3,2, në Rufi Osmanin 1,7, në Jovan Manasievskin 1,4 për qind nga të anketuarit. Lupço Georgievskit i besojnë 0,8 për qind, Lube Boshkovskit 0,6, Liljana Popovskës dhe Titio Petkovskit i besojnë nga 0,3 për qind, politikanëve të tjerë i besojnë 2,1, ndërsa pa përgjigje janë 11 për qind. Asnjë politikani nuk i besojnë 38,1 për qind nga të anketuarit.
Të pyetur nëse ndaj tyre personalisht kanë tentuar të bëjnë presion për të votuar, 94,9 për qind nga të anketuarit janë përgjigjur negativisht, ndërsa 5,1 pozitivisht.

Exit mobile version