FutbollSport

Fitore dramatike e Zvicrës

Xherdan ShaqiriZvicra ka shënuar golin e vetëm të sfidës ndaj Qipros në momentet e fundit të takimit, për të krijuar kështu një distancë prej katër pikësh me kombëtaren tonë.

Zvicra ishte dominuese nga fillimi. Shaqiri dhe Behrami startuan, kurse Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili nxehën pankinën në këtë sfidë.

Përkundër shumë rasteve, helvetikët nuk arritën të shënojnë në pjesën e parë, për të lënë gjërat për në fund.

Kur të gjithë menduan se ëndrra shqiptare për një vend të parë në Grupin E dhe për një kualifikim direkt në Botëror është e mundur, kështu nuk mendoi Xherdan Shaqiri, i cili në minutën e fundit të takimit (90’) asistoi për Haris Seferovic, që realizoi në portën qipriote për 1-0 dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfide.

Me këtë fitore Zvicra ka bërë një hap të madh në luftën për sigurimin e vendit të parë, që dërgon direkt në Botërorin e vitit 2014.

Ndeshjen e ardhshme helvetikët e zhvillojnë ndaj Islandës, të cilën zhvillojnë në Basel më 6 shtator. 

Tabela

Grupi E

Ndeshje

Gola.

Pikë

1.

Zvicra

6

8:1

14

2.

Shqipëria

6

7:6

10

3.

Islanda

6

8:9

9

4.

Norvegjia

6

7:7

8

5.

Sllovenia

6

8:10

6

6.

Qipro

6

4:9

4

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button