BasketbollLajmeMaqedoniaSport

Fitorja në basketboll gati sa nuk shkaktoi konflikt ndëretnik

Festa e fitores së kombëtares së basketbollit të Maqedonisë gati sa nuk shkaktoi incident ndëretnik në Kumanovë.

Pas ndeshjes së basketbollit Maqedoni – Lituani dhe hyrjes së Maqedonisë në gjysmë finale, tifozët euforik kishin dash që ta vendosin flamurin e Maqedonisë tek xhamia që ndodhet në qendër të qytetit të Kumanovës, mirëpo ishin penguar nga një grup të rinjsh të komunitetit shqiptar.

Dëshmitarë të ngjarjes sqarojnë se kur një grup të rinjsh euforik për fitoren e ndeshjes së basketbollit kishin dash që në murrin e xhamisë të vënë një flamur të madh, ata ishin penguar nga një grup të rinjsh shqiptarë. “Kishte vetëm konfrontime me fjalë dhe për pak sa nuk ndodhi një zënkë e madhe”, thonë dëshmitarët.

Ata sqarojnë se policia ka qenë e pranishme aty dhe ai edhe mund të ketë qenë shkaku që incidenti nuk ka eskaluar. “Kishte policë, por ata nuk ndërhynë, rrinin dhe shihnin”, thonë dëshmitarët e ngjarjes.

Ndërkaq, nga policia e Kumanovës thonë se nuk janë të informuar për ndonjë incident. “Mbase është dezinformatë. Ne nuk kemi të regjistruar asnjë incident që mund të ketë ndodhur pas ndeshjes”, tha zëdhënësja e Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës, Valentina Nikollovska.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button