VIP

Fjolla Morina tentoi të rikthehet te unë por dështoi, tani po ‘hakmerret’


Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa ditë që ka hedhur disa akuza të rënda në rrjetet sociale.

Në disa video të publikuara në Instagram, Fjolla në gjendje të rënduar emocionale ka rrëfyer për rastin e arrestimit në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri në vitin 2020, ku ishte kapur me një armë zjarri.

Për këtë rast, Morina ka hedhur akuza në drejtim të ish-bashkëshortit të saj, sipërmarrësit nga Gjilani, Fisnik Syla.

Ky i fundit i ka hedhur poshtë pretendimet e këngëtares, duke e quajtur gjithçka shpifje me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.

I kontaktuar nga mnediat, Fisniku tha se këngëtarja tentoi për muaj të tërë me çdo kusht që të ribashkohet me të dhe se kur e pa që nuk po mund t’ia dalë, filloi me publikimin e videove në rrjetet sociale.

“Pasi që tentoi në të gjitha mënyrat që unë t’i rikthehem prap asaj dhe kur e pa që nuk ka më sukses dhe se kjo s’do të ndodhë kurrë, filloi të shpifë gjëra jo të vërteta. Dhe të ju them të drejtën, ato që thotë ajo më duken si përralla qesharake”, tha Fisnik Syla.

Tutje, sipërmarrësi nga Gjilani me vendbanim në Belgjikë, ka theksuar se akuzat e Fjollës janë aq të rënda sa edhe qesharake, pasi ajo pretendon për njerëz të cilët kanë lidhje të forta me thuajse çdo institucion shtetëror e mision diplomatik që ndodhet në vend.

“E zbuloi një ‘qendër të krimit’ që sipas saj aq të fuqishme, duke i pasur nën ndikim edhe policinë, burgjet, shtetin madje edhe Ambasadën Amerikane. Çka të them tjetër përveçse shpreh keqardhjen time për gjendjen e saj emocionale dhe shumë jo-stabile që nuk din as vet se çka dëshiron e për çka flet”, shtoi ish-bashkëshorti i këngëtares.

Ai madje ka ofruar edhe një dëshmi të një bisede në SnapChat, ku pretendon se ka pranuar një mesazh nga një e afërme e Fjollës, e cila ka qenë e angazhuar të pyes nëse Fisniku mendon ende për këngëtaren e hitit “Fb”.

“Mua ma ka dërguar një bisedë një person shumë i afërt i sa, të cilën e ka porositur që të më provokojë mua dhe që të merr vesh përmes saj se a e dua unë ende Fjollën? Por kam edhe shumë të tjera, video, shkrime, mesazhe e dëshmi të tjera për t’i publikuar nëse do të jetë e nevojshme ndonjëherë”, përfundoi Fisnik Syla për Telegrafin.

Fjolla Morina përndryshe kishte paralajmëruar një protestë për të dhe vajzën e saj me qëllim mbrojtjen e të drejtave të grave, por që në protestën e thirrur të dielën në Prishtinë në orën 12:00 – nuk doli askush.

 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button