FutbollSport

Flet gruaja që ushqente Ronaldon me hamburger falas

Ishte fëmijë i turpshëm: Flet gruaja që ushqente Ronaldon me hamburger falas

Është zbuluar punëtorja e McDonald, e cila i jepte hamburger falas, Cristiano Ronaldos, kur ai ishte fëmijë i varfër dhe shkonte nëpër restorante për të lypur ushqim.
Ajo quhet Paula Leca dhe është nënë e dy fëmijëve.

Pas apelit të bërë nga ylli i Juventus gjatë një interviste në ITV me Piers Morgan, gruaja portugeze pranoi për mediat, se kishte qenë punonjëse në vite më parë kur Ronaldo ishte 12-vjeç dhe i kishte dhënë hamburger falas.

“Ata paraqiteshin para restorantit tonë dhe kur kishin mbetur hamburger, menaxheri na lejonte t’ua jepnim. Një nga ata ishte Cristiano dhe ishte më i turpshmi nga të gjithë. Kjo gjë ndodhte thuajse çdo natë, gjatë gjithë javës. Unë ende qesh për të gjithë tani.

Ia kisha thënë djalit tim këtë, por mendoi se tallesha, pasi nuk kishte mundësi që mamaja e tij t’i kishte dhënë ndonjëherë hamburger Cristiano Ronaldos.

Bashkëshorti im e dinte, pasi vinte shpesh të më merrte në punë dhe e ka parë atëherë.

Fakti që e ka treguar pas kaq shumë vitesh, tregon se sa person i përulur është.

Tani të paktën njerëzit e dinë se nuk është një trillim. Nëse ai më fton për darkë, unë do të shkoj me siguri. Gjëja e parë që do të bëja do t’i thoja faleminderit dhe gjatë vaktit do të kishim kohë t’i kujtonim ato kohë”, u shpreh Paula Leca për “The Sun”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button