Foshnja e rritur e ‘Nevermind’
A ju kujtohet foshnja nga ballina e albumit legjendar të vitit 1991, ‘Nevermind’, të grupit, po ashtu legjendar, Nirvana? Emri i foshnjës është Spencer Elden, dhe ai tani ka 20 vjet, por edhe është krenar që dha kontributin e tij modest për historinë e pop-kulturës.
“Ka goxha shumë njerëz në botë që e kanë parë penisi tim, dhe kjo është në rregull”, thotë sot Spencer.
“Unë jam një djalosh normal që e jeton jetën e vet dhe që mundohet që sa më mirë ta shfrytëzojë kohën e mbetur në këtë botë”, thekson ai.
Ndryshe, në ballinën e njërit prej albumeve më me ndikim në historinë e rock’n’roll’it Spencer u shfaq rastësisht. Kjo, ngase fotografi, Kirk Weddle, e njihte babanë e tij, Rick.
“Kirk më thirri e më tha: ‘Hej, Rick, a dëshiron t’i fitosh 200 dollarë duke e futur foshnjën tënde në pishinë?”, kujton sot Rick Elden.
“E pyeta: ‘Për çka është fjala?’, e ai mu përgjigj se gjatë gjithë javës po fotografonte fëmijë, kështu që më ftoi edhe mua që të shkoja në pishinë bashkë me Spencer. Askush nuk kishte ide se për çka bëhej fjalë…”
Një muaj më vonë, Rick pa një billbord gjigant, në të cilin shihej Spencer’i në pishinë, derisa po mundohej të kapte një kartëmonedhë njëdollarëshe. E, pas tre muajsh, shtëpia diskografike Geffen ia dërgoi Spencer’it një ekzemplarë të platintë të albumit të Nirvanës, bashkë me një ari të kadifenjtë…
Sot Spencer ka nostalgji për kohën kur u krijua albumi ‘Nevermind’, sepse për adoleshentët e sotëm thonë se shumë më me dëshirë do të luanin lojën “Rock Band” në X-Box, sesa të krijonin një grup të tyre.
“Këtu edhe është dallimi kryesor me vitet e nëntëdhjeta – adoleshentët e asaj kohe vërtet krijonin grupe”, thotë Spencer, të cilit shokët edhe sot e kësaj dite i lajmohen sa herë që në ndonjë billbord ose shitore të CD’ve hasin në albumin që e bëri të famshëm, qysh kur ishte foshnje…