Foshnjat e lindura në mënyrë natyrale kanë IQ më të madh
Rezultate e hulumtimit të ri kanë treguar që foshnjat e lindura në mënyrë natyrale kanë IQ më të madh se ata që kanë lindur me prerje cezariane.
Sipas fjalëve të shkencëtarëve kur femra lind fëmijën në rrugë natyrale, në trurin e tij gjenden më shumë proteina speciale të cilat ndihmojnë zhvillimin e inteligjencës gjatë rritjes së fëmijëve.
Shkencëtarët nga Universiteti Yale në SHBA pohojnë që niveli i rritur i proteinash nën emrin UCP2, te foshnjat e lindura në mënyrë natyrale, ndihmojnë zhvillimin e kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë, që janë komponentë kryesorë të IQ-së, gjatë rritjes.
Deri te ky përfundim kanë ardhur pas vëzhgimit të hipokampusit, pjesës së trurit i cili ka rol të rëndësishëm në kujtesë, te minjtë e lindur në mënyrë natyrale dhe ata me prerje cezariane.