www.Zemra.Org

Foto intime të Christina Aguilera

Qindra foto intime të Christina Aguilera rrezikojnë të shfaqen pasi këngëtarja ka harruar kartë-memorien e aparatit të saj fotografik në një hotel francez.

Thuhet se imazhet tregojnë 30-vjeçaren në situata intime, madje disa foto janë bërë në shtrat së bashku me të dashurin e saj, Matthew Rutler.

Fotot, të datuara nga qershori deri në nëntor të vitit të kaluar, i janë ofruar për shitje një faqeje interneti amerikane nga një person i cili thotë se e ka gjetur kartën e aparatit fotografik në një hotel luksoz.

Kjo nuk është hera e parë që Aguilera sheh fotot e saj private të shfaqen në publik. Në dhjetorin e kaluar, u publikuan online disa foto “të nxehta” të saj.

Exit mobile version