BotaLajmePolitikaVIP

Fotografitë ‘e nxehta’ të zyrtares në MPJ-në serbe (Foto)

Një politikane seksi në Serbi ka bërë bujë në vendin e saj, pasi disa fotografi mjaft të nxehta u publikuan nga Blic.

27-vjeçarja Vanja Hadzovic, e cila është një zyrtare në Ministrinë e Jashtme, planifikon një karrierë diplomatike. Mirëpo, fotografitë e publikuara kanë nxitur dyshime te eprorët e saj në ministri.

Vanja, e cila ka një diplomë në menaxhimin në media, ka refuzuar t’i komentojë fotografitë, të cilat u shpërndanë me hov të madh në internet gjatë ditës së hënë, shkruan Daily Mail.

Shefi i tij në MPJ-në serbe, Ivan Mrkic, ka thënë se ajo është duke u trajnuar dhe nuk ka akoma një status diplomatik. Megjithëse, burime të ndryshme kanë thënë se ministria është e turpëruar nga kjo që ka ndodhur, ai e ka mbrojtur të drejtën e saj për të pozuar dhe për të publikuar fotografitë në rrjetet sociale.

“Prania në rrjetet sociale është e drejtë e kujtdo. Mirëpo, punëtorët tanë në Ministrinë e Punëve të Jashtme duhet të veprojnë sipas kodit të sjelljes në këto rrjete. Punëtorja e përmendur i ka mbyllur profilet e saja në këto rrjete”, ka deklaruar Mrkic.

Në të kaluarën, Vanja Hadzovic, ka qenë zëvendëskryetare e Forumit të Rinisë pranë Partisë Socialiste të kriminelit serb, Slobodan Milosevic.

[portfolio_slideshow id=18167]

Show More

Related Articles

Back to top button