Fotot e dasmës së ministres së integrimit (FOTO)
“…Derisa vdekja t’ju ndajë…”. Klajda Gjosha: Me shpirt PO. Adrian Gjoni: Patjetër PO.
Nën tingujt e pianos dhe formulës së martesës lexuar nga e motra e saj, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha firmosi dje, pas një lidhje mëse 15 vjeçare martesën me Adrian Gjonin.
Një mbrëmje mes modernes dhe tradicionales, e kuruar deri në detaj nga “Geraldina Sposa”, me një fustan mbresëlënës të bardhë, të kuq të ëmbël, flokë të lëshuara, ministrja e re, shkëlqente mes 350 të ftuarve, raporton A1 Report.
Motra e nuses, si organizatore e celebrimit, nuk ka përtuar të tregojë edhe sekretet e kësaj lidhjeje të gjatë, një prej të cilave niste që në kohën e adoleshëncës, kur dy të rinjtë fshihnin telefonat poshtë jastëkut prej prindërve. E nuk kanë munguar as lotët. Në fund të historikut të dyja motrat janë përqafuar e janë përlotur.
Të ftuarit e shumtë kanë nisur të vijnë rreth orës 7.30, ku binin në sy taksitë e firmës “Speed Taxy”, mbi dhjetë të tilla. Orkestra e Top Channel shoqëronte këngëtarët Eugent Bushpepa dhe Kamelën.
[portfolio_slideshow id=17489]