Lajme

G7 thirrje talebanëve: Lejoni afganët të largohen nga vendi

Ministrat e Jashtëm të G7 ju bënë thirrje talebanëve që të respektojnë angazhimet e tyre për daljen e sigurt nga vendi të të gjithë afganëve që duan të largohen, thuhet në deklaratën e parë zyrtare të grupit të shtatë vendeve më të fuqishme mbi krizën në Afganistan.

Ministrat, shton deklarata, janë “thellësisht të shqetësuar nga raportet për hakmarrje të dhunshme në disa pjesë të Afganistanit“. “G7-a po vazhdon përpjekjet për të bërë gjithçka të mundshme për të evakuuar qytetarët e rrezikuar nëpërmjet aeroportit të Kabulit dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë ta lehtësojnë procesin e evakuimit,” shtoi shton deklarata.

Ndërsa evakuimi i stafit të huaj dhe afganëve që punuan për aleatët vazhdon, ushtria amerikane thotë se është në “komunikim të vazhdueshëm” me talebanët. Sipas zëdhënësit të Pentagonit JohnKirby marrëveshja me talebanet ishte e nevojshme për vazhdimin e misionit.

Dhe për të siguruar mbarëvajtjen e evakuimit, avionët të armatosur luftarakë amerikanë fluturojnë vazhdimisht mbi Kabul. Deri më tani sipas Pentagonit nuk ka pasur ndërveprime armiqësore me talebanët ose përpjekje për të penguar evakuimin.

Gjeneralmajori i ushtrisë amerikane William Taylor tha se portat e aeroportit ndërkombëtar të Kabulit janë hapur dhe deri më tani janë evakuuar 7,000 vetë. Ushtria amerikane ka mbi 5,200 trupa në aeroportin e Kabulit për të siguruar evakuimin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button