BotaLajme

Gadaffi përdor taktikat serbe

Si në të gjitha konfliktet, në të cilat Perëndimi është i involvuar, lufta në Libi është asimetrike. Gjatë vikendit, forcat franceze, amerikane dhe britanike filluan goditjet ndaj mbrojtjes ajrore të Gadafit.

Diktatori libian ka kthyer goditjen, jo me aeroplanë dhe raketa, por me propagandë.

Regjimi në Tripoli pohon se nga goditjet e para perëndimore janë vrarë 48 civilë dhe 150 janë plagosur. Këto të dhëna nuk janë verifikuar dhe regjimi i Gadafit me gjasë është duke i ekzagjeruar.

Diç e ngjashme kishte ndodhur edhe në luftën e Kosovës në vitin ‘99, kur aeroplanët e NATO-s, duke vënë zonën e dalim – fluturimit, ishin akuzuar për vrasje të një numri të madh të civilëve serbë.

Qëllimi ishte që populli serb të nxitej kundër agresorit të jashtëm dhe të demoralizohej Perëndimi që aksionin e kishte justifikuar si mjet për shpëtimin e jetëve.

Këto taktika të regjimit serb nuk arritën të frenojnë NATO-n në Ballkan, por mund të dëshmohen efektive në Afrikën Veriore. Raportet për viktimat civile, ndonëse ende të paverifikuara, mund të tregohen më toksike në botën arabe, sesa që ishin në rastin e Kosovës, për shkak të historisë së interferimeve të Perëndimit në këtë rajon.

Perëndimi nuk duhet të nënçmojë efektivitetin e kësaj propagande, veçanërisht nëse në ditët e ardhshme viktimat civile verifikohen.

Tashmë ka ndryshim në qëndrimin kritik ndaj ndërhyrjes nga ana e Ligës Arabe dhe fjalë kritike nga Rusia, Kina dhe Unioni Afrikan.

Operacioni nuk është pa vështirësi dhe pyetja që shtrohet është nëse ai është i limituar dhe nëse Perëndimi është i gatshëm të tolerojë mbetjen e Gadafit në pushtet?

Në fakt, a është i gatshëm Perëndimi të lejojë krijimin e Libisë së ndarë ndërmjet forcave pro-Gadafit dhe forcave opozitare?

Admiralin Majk Mullen ka thënë se kjo ishte e mundur dje, por pa elaboruar se si do të reagonte koalicioni nëse kjo do të bëhej realitet.

Perëndimi është duke bërë ad-hoc politikë dhe kjo është e natyrshme nëse kihet parasysh ndjeshmëria politike e intervenimit humanitar. Kjo politikë bart me vete edhe rreziqe të konsiderueshme, sepse pas skenës duhet pasur qëndrime të qarta për mbylljen e këtij operacioni

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button