Interesante
Gara e mjekroshëve në Austri
Gara evropiane për rritësit e mjekrave, mustaqeve dhe zylyfeve është mbajtur në alpet e Austrisë, shkruajnë mediat austriake.
Nikoqir i kësaj gare shumë interesante dhe argëtuese është “East Bavarian Beard Club” nga Gjermania, emri i të cilit siç duket ka lidhje me pjesëmarrësit e garave të tilla dhe anëtarët e familjes së vet.
Qyteza Leogang këto ditë është pushtuar nga mjekroshët nga mbarë Evropa, ndërsa sa kultura rrisin mjekra dhe mustaqe dhe sa e rëndësishme është mbajtja e tyre dëshmon edhe fakti se edhe një ekip katër anëtarësh nga SHBA-të kishte udhëtuar për të marrë pjesë në këtë garë në Austri.