VIP

Genta Ismajli: Ja cfarë solli sezoni veror

Gjithandej pershkruhet si vajza me karakter te forte, si vajza me syte e bukur dhe si vajza qe ne skene eshte e pamundur qe te mos levize.

Bëhet fjalë për Genta Ismajlin me të cilën Poke ne Top Channel dhe Albana Osmani realizuan lidhjen, për të gjithë fansat.

Albana: Pershendetje Genta Ismajli! Pershendetje nga Top Channel.

Genta: Pershendetje. Albana:

Albana: Kenaqesi shume e madhe te te kem ne kete interviste sot.

Genta: Kenaqesia eshte e imja dhe me shume.

Albana: Me vjen shume mire. Genta, gjate gjithe sezonit veror ke qene e impenjuar besoj me muziken , me ate cfare ti merresh me se shumti ne jeten tende. Ke patur ture koncertore, ke qene prezent neper vende te ndryshme te botes , aty ku shqiptaret jane. Do doja te dija ndoshta nje rezyme te shkurter cfare ka sjelle sezoni veror per Genta Ismajlin?

Genta:
 ME ka sjelle shume surpriza kjo vere. Ne pergjithesi koncertet me njerez, me publik kane shkuar  shume mire. Une gjithmone perpiqem te jap maksimumin tim ne cdo performance pa marre parasysh se ne cfare gjendje jam ose te them ne cfare skene performoj te mire apo jo te mire , mundohem qe te vleresoj cdo vend njesoj per arsye qe ajo te mos ndikoje ne performancen time. Megjithate obligimi im gjate sezonit veror eshte qe une te respektoj daten e kontaktuar dhe njerezit qe vijne ti kenaq me kengen time dhe me performancen.

Albana: Ia del gjithmone mbane. Genta me lejo te te komplimentoj per pamjen tende. Dukesh per mrekulli e dashur.. Dua te di ku je? Je ne shtepine tende? Te pakten pak a shume keshtu rame dakort perpara intervistes qe te gjenim ne ambientet e shtepiese.

Genta:
 Faleminderit shume. Per momentin gjendem ne Cikago. Ketu eshte ora 9e16 te mengjesit. Jam ne shtepine e axhes dhe tezes dhe po e vizitoj familjen.

Albana: Me vjen shume mire . Me familjet pushimet e veres kane qene apo ka ndodhur ndonje risi ne jeten tende personale  genta Ismaili?

Genta: Pyetja e pare ishte se gjate veres une kam punuar dhe kam pas koncerte . Pushimin po e bej tani, edhe pse po e bej nje interviste , kjo ne fakt eshte  se edhe ne pushim po punoj. Te dashur nuk kam. Kam punuar me stafin tim. Pushimin po e bej tani.
Albana: Thash thash se mos me ardhjen e vjeshtes ka ndryshuar ndonje gje ne anen sentimentale, por s’ka problem genta.

Genta: Jo jo Albana.

Albana: Mire zemer. Do doja te dilja direkt ne nje tjeter tematike. Ne fakt ne mediat e shkruara ne Shqiperi , ne Kosove sikurse dhe ne portalet online qe padyshim ne tashme nuk mund ti evitojme dot , sepse jane bere pjese i komunikimit virtual te domosdoshem, pjese e diteve qe jetojme , esthe komentuar shume nje incident mes teje dhe dj qe te shoqeronte ty. Realisht une do doja ta dija kete histori te thene nga vete ty per ta zbardhur gjithe te verteten , sepse ka patur raste ndoshta eshte ekzagjeruar si ceshtje ose ndoshta eshte shperfillur  ne thonjeza duke dashur t’i japin konotacione negative. Genta, si ka qene kjo histori?
http://www.youtube.com/watch?v=deMDHEyGqeA&feature=player_embedded
Genta: Ne fakt une edhe tani nuk e kisha diskutuar kete ceshtje sepse eshte mbyllur. Ka kohe qe eshte mbyllur. Kam informacion qe kane shkruar portalet ne menyra te ndryshme . Po ashtu kam informacion qe edhe vete Dj ka dhene deklarata te ndryshme . Une jam mesuar se rruga e suksesit eshte shume e veshtire, nuk eshte e lehte. Ne rradhe te pare neqoftese do njeriu te arrije dicka duhet te kete dashuri per punen , pastaj per synimin, pastaj duhet te punosh shume , pafundesisht por mbi te gjitha eshte durimi. Po s’i pate keto atehere nuk ka me qene ne rregull. Pastaj vjen edhe presioni i punes. Per mua kam mesuar se presioni eshte privilegj , te vetedijeson , te ben te ditur se je ne vend te duhur  dhe shume te forte. Per mua kjo vlen shume . Per dike presioni i punes mund te ndikoje jo mire. Mundet te ndikoje negativisht dhe mund ta hedhe dike ne rruge te gabuar dhe te deshtuar .Megjithate, une te keqen nuk ia mendoj askujt.

Albana: Me Dj konkretisht , cfare ishte e gjitha ajo histori qe u perfol kaq gjate megjithese ti e citon qe ka pak kohe qe ka kaluar. Gjithsesi, per ta zbardhur per gjithe publikun qe na ndjek ne ekranin e Top Channel, per ato gazetat e pafundme qe i kane lexuar dhe qe kane ndoshta historine e gabuar. Do doja te dija te verteten Genta.

Genta: Presioni i punes i ngaterron ndjenjat njeriut. Dikush mundet ta perballoje dhe dikush jo. Kjo ishte e tera. Kisha pasur deshire ta mbyll kete teme.

Albana: Genta, duket sikur nuk eshte aq e lehte jeta e nje artisti dhe ne fakt duke te te ndjekur ty ne intervistat e tua gjithmone flet per triumfin dhe qe ia del dhe ne kete e kemi pare, megjithate nuk le menjane pa cituar edhe ato kohet e veshtira te cilet ti duhet te sakrifikosh deri diku. A ka qene e veshtire karriera jote ne gjithe keto vite? A ka qene e veshtire t’ia dalesh dhe ndoshta te shkosh ne nje koncert ku njerezit nuk sillen ashtu si duhet? A ka qene e veshtire , sepse ndoshta dikush nuk eshte treguar korrekt me pagesen ndaj teje? A ka qene e veshtire sespe te eshte dashur te jesh larg familjes tende, kush e di se sa here?

Genta: Cdo arritje eshte shume e veshtire. Rrugae suksesi nuk esthe aspak e lehte. Une jam munduar qe te jem gjithnje korrekt ndaj njerezve, ta kem durimin edhe t’i jap maksimumin tim pavaresisht se cfare me ka rrethuar mua. Ka ndodhur qe nuk jane bere edhe pagesat, ka ndodhur qe te kete probleme gjate rruges, udhetimeve, intervistave. Ndodh gjithcka.

Albana:
 Ta bej kete pyetje, me sakte te rendita disa gjera qe i hamendesojme te gjithe qe mund te jene te tilla, por kane edhe nga ata qe e dine shume te lehte , shohin ne facebook Genta Ismailin me 400 mije fansa apo shohin videot e tua ne yotutube , por nuk eshte kaqe lehte.

Genta: Shume shume kam punuar  per me arrit deri ketu ku jam edhe tani per cdo dite e me shume Albana po ia di vleften e cdo gjeje qe me eshte ofruar dhe qe e kam. Jam shume falenderuese dhe shfrytezoj rastin ti falenderoj nga zemra te gjithe ata njerez qe me suportojne.

Albana:
 Genta Ismajli a ka ndodhur ndonjehee qe ke dashur te heqesh dore nga karriera jote dhe te vazhdosh nje tjeter profesion?

Genta: E kam menduar te them te drejten. Ka pasur raste kur ndoshta jam lodhur ose nuk e kam ndier veten te shkoj me ndonje koncert apo kam pas nevoje per pushim, por kjo eshte bukuria e gjithe kesaj, sepse ne momentin kur nje artist nuk mundet me performu dhe ka nevoje te pushoje ose ta lere karrieren per pak kohe, atherher e ben punen me se miri dhe atehere e  ben me se miri punen e vet.

Albana:
 Genta, e di sa e matur je ne pergjigjet e tua? Je nje vajze e matur, nje vajze e rritur.

Genta: Po i kam bere 28 vjet.

Albana: Edhe 100 e dashur. Genta, ne shohim ne tregun shqiptar nje dyndje artistesh, femra flas. Nuk po i drejtohem artisteve meshkuj, sespe per te thene te verteten ata jane me rralle, por megjithate eshte nje konkurence e jashtezakonshme. Cdo dite shfaqen kengetare ne televizionet muzikore shqiptare , flas Shqiperi, Kosove, Maqedoni, te bukura, te sofistifikuara ne pamjen lukun e tyre, deri diku mire edhe me zerin e tyre. A eshte presion per ju qe tashme jeni te konfirmuar ne tregun muzikor? A eshte presion?

Genta: Pa konkurence, une per vete nuk kam vullnet . Artistet tona shqiptare punojne shume. Nuk e kane te lehte aspak dhe ato dhe ata te cilet punojne me te vertete jane te njohur . Mundesh menjehere nder gishta se cilet jane. Kam shume respekt dhe duhet njeri-tjetrin ta perkrahim.

Albana: Do te kalojme tashme tek albumi jot me i ri. Si ka ecur ne tregun muzikor?

Genta: Ka ecur shume mire. Duke patur parasysh qe albumet nuk kane shitje ne tregun muzikor, ka ecur shume mire. Eshte ne duar te gjithe adhuruserve te mi dhe kjo ka qene pika ime ku kam dashur te arrij.

Albana: Si vazhdojne planet e tua me te aferta ne karrieren tende muzikoree dhe faleminderit shume per kete interviste dhe per kohen qe na dhe.

Genta: Faleminderit shume Albana. Edhe pse kam shume kohe qe nuk kam dhen einterviste isha e emocionuar qe dje. Me duket si intervista e pare. Kam shume respekt per ju. Planet e mia per te ardhmen eshte te jem sot me mire se dje dhe te jem neser me mire se sot.

Albana: Me pelqen shume kjo qe the dhe uroj qe neser te jesh me mire se kurre. Te uroj gjithe te mirat e kesaj bote dhe se shpejti me nje dashuri qe te te rrembeje te teren dhe te lesh edhe muuziken per pak kohe. Faleminderit

Genta: Faleminnderit shume edhe une ju uroj gjitha te mirat e kesaj bote. Ju pershendes.


Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button