Genta Ismajli pa te dashur por jo pa dashuri
Kengetarja Genta Ismajli, e cila ishte dy muaj ne Amerike, serish i eshte kthyer muzikes.
Gjate nje interviste per Prive, kengetarja Genta Ismaili ka pohuar se gjate qendrimit te saj ne Amerike ajo ka qene e angazhuar ne biznesin e familjes se saj, saktesisht ne sallonin e veturave qe e posedon babai i saj.
Por, ky lloj pushimi nuk e ka ndalur Genten qe te punoje edhe ne projeke te reja muzikore. Genta ka pohuar se shpejti do te vije me nje bashkepunim te ri, por kesaj radhe krejt ndryshe nga sa jemi me mesuar te shohim.
Genta ka realizuar nje kenge me nje vajze 7 vjecare, e qe sipas saj kjo kenge do te pritet shume mire, pasi qe eshte ritmike.
Pervec kesaj Genta ka shtuar se kengen e saj “Guximi” ne bashkepunim me Dj Dalool do ta realizoje edhe ne gjuhen angleze.
E sa i perket jetes private, Genta ka theksuar se nuk ka te dashur, duke thene: “S’jam pa dashuri, por jam pa te dashur”, ka pohuar Genta.