Genta Ismajli shan në koncert
Këngëtarja Genta Ismajli ka marrë pjesë në një koncert për Ramush Haradinajn, por duke qenë se performoi playback dhe teknika e audios pati disa probleme, ajo nuk u përmbajt dot pa sharë, natyrisht jo publikun që e duartrokiti.
Para saj, në skenë u ngjitën djemtë e grupit Minatori, të cilët patën gjithashtu probleme me CD-në e këngës që po luanin, ndaj edhe lideri i bendit Naser Gjinovci tejet i acaruar i tha turmës: “Të nderuar, elektronika nuk është në nivelin tonë. T’q*** elektronikën”. Më pas, rokerët vijuan të këndonin dy këngë, derisa në skenë doli Genta, e cila u prit si përherë, me ovacione nga publiku.
Sonte është një natë speciale për Ramush dhe Anita Haradinajn. Urime 8-vjetorin”, – tha Genta, e cila sapo nisi të këndonte, përjetoi disa momente të sikletshme, për shkak se kënga e saj në playback u ndërpre disa herë.
Duke treguar se nuk është një këngëtare që vetëm hap gojën, ndërsa mban mikrofonin në dorë, Genta vijoi të këndonte live, por zëri i saj interferoi disa herë me atë të CD-së. “Edhe unë po them të njëjtën gjë që tha Naseri”, – ka thënë Genta, duke menduar për fjalën “të q***”, para se të falënderonte fansat dhe të largohej nga skena.
“Ulem në gjunjë dhe ju kërkoj shumë falje, edhe pse nuk është faji im. Ju kërkoj shumë falje”, – u shpreh para fansave këngëtarja e hitit “Pa ty”. Atmosferën më pas e rregulloi NRG Band, të cilët kënduan gjithashtu playback një këngë ritmike.?