Do të jetë ky një nga bashkëpunimet e shumta të rradhës që Getoar Selimi ka ndërmend të bëjë me artistë të tjerë shqiptarë. Pas këtij bashkëpunimi do të pasojë dhe dueti me Dafina Zeqirin që akoma nuk është përfunduar për shkak se këngëtarja gjendet në Australi për realizimin e një videoklipi tjetër.
Këto janë pak a shumë disa nga planet të cilat i ka bërë të ditura Getoari për këtë sezon. Geti është shumë i zënë me punë pasi edhe nëpër koncerte grupi i tij kërkohet shumë pas lançimit të shumë hiteve të cilat edhe sot e kësaj dite dëgjohen shumë. Por në anën tjetër edhe jeta e tij private ka qenë gjithmonë në shenjestër të shtypit rozë dhe kjo për shkak se vetë rep këngëtari dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes pas shumë lidhjeve dhe aventurave që ka bërë me femra të njohura e të panjohura.