VIP
Gili dhe Enisi në Top Fest me “Badihava”
Këngëtarja kosovare Gili dhe këngëtari Enis Potoku sërish do të jenë konkurrentë në festivalin e Shqipërisë, “Top Fest8”.
Kësaj radhe dyshja do të konkurrojë me këngën e titulluar “Badihava” e realizuar nga Ilir Berani. Kjo këngë do të prezantohet të martën në “Top Fest”, ka bërë të ditur Gili për Telegrafi.com.
Gili dhe Enis Potoku në festivalin e vitit të kaluar- “Top Fest7”, me këngën e tyre “Kur u ndamë” fituan çmimin e Internetit.