VIP
Gisele Bundchen pret fëmijën e dytë
Supermodelja Gisele Bundchen është shtatzënë dhe pret fëmijën e dytë – shkruan revista US Weekly.
Bukuroshja braziliane dhe burri i saj, Tom Brady, kanë një fëmijë së bashku, djalin dyvjeçar Benjamin, ndërsa Brady ka edhe njw djalw tjetwr nga lidhja e mëparshme me Bridget Moynahan.
Konfirmimin e shtatzënisë së modeles e ka bërë një burim i afërt me çiftin duke thënë se ata janë shumë të lumtur që do të bëhen sërish prindër.
“Po, ajo është shtatzënë”, ka thënë burimi.