www.Zemra.Org

Giulia, emri i vajzës së çiftit Sarkozy

Carla Bruni, Zonja e Parë e Francës, ka sjellur në jetë një vajzë ditë më parë, ndërsa ajo është pagëzuar nga çifti presidencial francez me emrin Giulia.

Foshnja e cila erdhi në jetë të mërkurën në ora 19:30 ka bërë që Sarkozy menjëherë të niset nga Gjermania, ku ai po qëndronte për bisedime super të rëndësishme me Kancelaren gjermane Angela Merkel, për shpëtimin e Euros.

Vizita e Sarkozyt bërë bashkëshortes së tij në spital zgjati rreth një orë e gjysme, me ç’rast ata e kanë pagëzuar vajzën me emrin Giulia.

“Unë jam thellësisht e prekur nga të gjitha mesazhet tuaja që nga lindja e Giulias. Në këto momente të lumtura, bashkëshorti im dhe unë duam të falënderojmë të gjithë ata që na uruan për lindjen e vajzës”, ka shkruar Bruni në Twitter.

Exit mobile version