Gjakmarrja, plumba ndaj dy vëllezërve në Shkodër
Vrasjet për gjakmarrje rikthehen sërish. Në fshatin Bardhaj të rrethit të Shkodrës, ka mbetur i vrarë një 20-vjeçar si dhe është plagosur vëllai i tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes. Dy vëllezërit, Gjin dhe Xhevahir Guri janë qëlluar në oborrin e shtëpisë nga komshiu i tyre.
Si pasojë e plumbave të marra, gjeti vdekjen e menjëhereshme 20-vjeçari Gjin Guri, ndërsa u plagos vëllai i tij, Xhevahir Guri, raporton Top Channel.
Sapo ka marrë lajmin, policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet e para. Nga këto hetime rezulton se krimi i rëndë ka në prapaskenë të tij gjakmarrjen.
Sipas uniformave blu autori i vrasjes, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, njëkohësisht komshi me viktimat, ka qëlluar ndaj dy vëllezërve për të marrë gjakun e një vrasjeje të 5 viteve më parë me autorësi të xhaxhait të dy viktimave, vrasje që në atë kohë u cilësua për motive të dobëta.