Kronika e ZezeLajmeShqiperia
Gjakmarrja, vriten 2 vëllezër në Shkodër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri në fshatin Grudë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima të të shtënave kanë mbetur vëllezërit Pjetrushi.
Sipas burimeve, autorët e krimit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë ende të paidentifikuar, por nga hetimet paraprake dyshohet që vrasja të ketë në sfond gjakmarrjen.
Për të njëjtin motiv pak ditë më parë në qytetin verior u vra shtetasi Astrit Kurmemaj, eksponent i njohur i botës lokale të krimit.