Protesta e Lëvizjes “Vetëvendosje” kundër ministrit serb Aleksandar Jabllanoviq në Gjakovë ka përfunduar e qetë.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë ministrin serb.
Protesta u organizua kundër ministrit serb Jabllanoviq, i cili ditë më parë i quajti “egërsira” nënat protestuese të Gjakovës.
Ditë më parë ministri serb kishte përdorur shprehje të rënda kundër nënave protestuese gjakovare të cilat ai i quajti “egërsira”.
Në këtë protestë morën pjesë qindra pjesëmarrës.