Kronika e ZezeLajmeMaqedonia
Gjendet i vrarë 32 vjeçari në autostradën Tetovë – Gostivar
Një person i vrarë u gjet mbrëmë në makinën e tij në autostradën Tetovë – Gostivar, në afërsi të fshatit Pirok.
Sipas njoftimeve policore, bëhet fjalë për 32 vjeçarin Muhamed.A nga Tetova, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij të tipit ‘Golf’ me targa tetovare.
Ekipet policore dhe mjekësore pas ekspertizës kanë konstatuar se në trupin e tij janë evidentuar plagë nga armë zjarri. Policia po heton motivet lidhur me këtë vrasje.