Sipas njoftimeve policore, bëhet fjalë për 32 vjeçarin Muhamed.A nga Tetova, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij të tipit ‘Golf’ me targa tetovare.
Ekipet policore dhe mjekësore pas ekspertizës kanë konstatuar se në trupin e tij janë evidentuar plagë nga armë zjarri. Policia po heton motivet lidhur me këtë vrasje.