www.Zemra.Org

Gjendet një person i mbytur në lumin e Tiranës

Një kufomë e gjinisë mashkullore është gjetur i mbytur në lumin e Tiranës. Kanë qenë banorë të rastit ata që kanë sinjalizuar policinë sapo kanë pikasur trupin e pajetë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se kufoma ka në lumë prej afro pesë ditësh, ndërsa nuk dihen ende rrethanat se si mund të ketë ndodhur mbytja e tij, transmeton NOA.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e trupit të pajetë, ndërsa po hetohet në pistën e mbytjes, apo shkaktimit të mbytjes nga dikush tjetër

Exit mobile version