Mesfushori i Baselit, Gjerdan Shaqiri, është synimi kryesor i skuadrës së Juventusit gjatë miniafatit kalimtar të janarit, shkruajnë mediumet italiane të martën. Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, njoftohet se ka nisur të gjente mënyra për të negociuar me krerët e Baselit për të liruar Shaqirin 19-vjeçar.
Mesfushori kosovar ka kontratë me skuadrën zvicerane deri në qershorin e vitit 2014 dhe kërkohet nga të gjitha skuadrat e mëdha evropiane. Ai është pjesë e rregullt e Përfaqësueses zvicerane. Ai monitorohet edhe nga Interi, Barcelona, Arsenali, Liverpooli, Bayern Muncheni e Hamburgu.