www.Zemra.Org

Gjoba nga tre mijë deri në 30 mijë euro për lokalet që punojnë pas orës 18:00

Kush I mban hapur lokalet dhe objektet hotelierike pas orës 18: 00 do të dënohet nga  3 000 deri në 30.000 euro, ndërsa objektet do t’u mbyllen nga 10 deri në 30 ditë, personat fizik  do të gjobiten me nga 1 500 euro.

Kështu tha drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Stojko Paunovski. Ai theksoi se gjatë festive të fundvitit do të shtohen kontrollet nëpër vila, ndërsa për natën e vitit të ri qeveria do të vendosë se si do të punojnë ata.

Stojko Paunovski, inspektoriat shtetëror i tregut

“Se si do të punojë Inspektorati shtetëror i tregut  atë e dimë ne, do të ketë kontrolle gjithandej,  për këtë ju garantoj. Në çdo qytet kemi reparte në të cilat kemi inspektorë të punësuar, gjithandej kemi ekipe rezervë dhe do të veprojmë së bashku  me policinë, ku ka shkelje të orarit të punës, grupime dhe parregullsi të tjera dhe gjithsesi Inspektorati shtetëror i tregut nëse ka nevojë do të punojë edhe me 31 dhjetor dhe 1 janar.

Kreu i inspektoratit të tregut sqaroi se inspektorët punojnë edhe pas orës 18:00, aty ku ka dyshime për hapjen e objekteve në orar të palejueshëm si dhe nëse ka denoncime nga ana e qytetarëve, sigurisht që do të ketë kontrolle nëpër të gjitha objektet.

Paunovski u shpreh se dënimet që janë të paraparë për këto kushte  janë të mjaftueshme. Ai u bëri thirrje pronarëve e objekteve hotelierike që të jenë më të dëgjueshëm ndaj protokolleve, ndërsa qytetarët të jenë më të vetëdijshëm.

Exit mobile version