Gjuha

Gjuha Shqipe

gramatikaHyrje

Gjuha shqipe sot flitet në Shqipëri dhe jashtë kufijve të saj në Kosovë, në territorin ndërmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovës dhe Dibrës, në Preshevë, në Bujanovc dhe në Medvegjë, në Krajë, në Ulqin me rrethina deri në Tivar dhe në Çamëri. Shqipja, pra, flitet në viset perëndimore të Ballkanit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin lindjen me perëndimin, pikërisht në atë rajon që ka qenë djepi i qytetërimit antik evropian.

Gjithashtu, shqipja flitet edhe në diasporë (në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë), edhe në shumë vende të tjera të kontinentit tonë dhe më gjerë, në Amerikë, në Azi dhe në Australi nga shqiptarë të vendosur atje në kohë më të hershme ose më të vonshme.

Gjuha shqipe i përket familjes së gjuhëve indoevropiane. Rreth dy mijë fjalë të shqipes janë me origjinë indoevropiane: kokë, ditë, natë, dimër, ujë, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon një de-gë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birërie me asnjërën nga gjuhët e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qenë i banuar që nga paleolitiku i mesëm (100000 – 40000 vjet para erës sonë). Gjurmët e para të rëndësishme të qytetërimit i përkasin neolitit (6000-2000 vjet para erës sonë).
Në fillimet e kohës së bronzit fiset ilire shfaqen në një territor të gjerë që shtrihej nga gadishulli i Istrias në veri deri në gjirin e Artës në jug. Në lindje, kufiri i tyre shtrihej afërsisht deri te lumenjtë Vardari e Morava. Popullsia ilire eshtë formuar nga popullsi autokto-ne të epokës së neolitit, pas ardhjes së popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijëvjeçarit të tretë para erës sonë. Pra, Ilirët përbënin një popullsi shumë të vjetër të vendosur në perëndim të Ballkanit. Emrat e dy fiseve ilire, Pajonëve dhe Thesprotëve, i gjejmë tek “Iliada” dhe “Odiseja” e Homerit.

Kjo popullsi del me ketë emër në shekullin e pestë para erës sonë. Në rrethinat e Durrachium-it (Durrësi i sotëm) u formua nyja e Shtetit të parë Ilir. Gjuha e kësaj popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe gjuha shqipe pasardhëse e ilirishtes.

Nga kjo gjuhë nuk kanë mbetur veçse pak fjalë të cilat mund të shpjegohen me gjuhën shqipe dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejtë. Edhe disa emra gjeografikë dhe emra perso-nash ilirë mund të shpjegohen me fjalë të shqipes. Kështu p.sh. Dardania është shpjeguar me shqipen dardhë, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhë, Daz me shqipen dash..
Në vitin 168 para erës sonë, Iliria u pushtua nga romakët. Filloi kështu një periudhë pushtimi që zgjati për më shumë se pesë shekuj.
Në shekullin e VII Shqipëria u pushtua nga sllavët, kurse në shekullin XV nga turqit otomanë. Pushtimi otoman vazhdoi pesë shekuj deri më 28 nëntor 1912.
Në Mesjetë, popullsia e territoreve të populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga ka dalë forma popullore Arbënesh ose Arbëresh.
Emrat e sotëm Shqipëri, shqiptar, shqip janë shfaqur në shekullin XVII.
Gjatë kësaj periudhe të gjatë pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanë qenë nën ndikimin e gjuhës e të kulturës latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden në shqipe fjalë me origjinë nga greqishtja e vjetër, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjetër kanë hyrë fjalë të tilla si: drapër, lakër, qer-shi, shpellë; nga latinishtja: arë, kalë, mbret, furkë, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikonë, kollogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobë, lopatë, pushkë, opingë, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje), Konispol (kon+polje), Velipojë (veliko+polje), Zadrimë (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohë, bahçe, oxhak, sobë, jastëk, ilaç etj.
Është e vërtetë që shqipja ka pësuar ndikime nga gjuhët e huaja, sidomos në leksik, po është po kaq e vërtetë që ajo ka shfaqur aftësi për t’i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit të vet huazimet, duke treguar forcën dhe gjallërinë e saj. Kështu fjalët e greqishtes së vjetër drapanon, kerasia, spileon në shqip dalin drapër, qershi, shpellë,- në latinisht arvum, vicinium, impertorem në shqip arë, fqinj, mbret,- në sllavisht glob, opanak, ravnica në shqip gjobë, opingë, rrafshë.
Gjithsesi gjatë periudhës që vendi ynë, kultura jonë, gjuha jonë ishin nën influencën e kulturës e të gjuhës latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si gjuhë indoevropiane me strukturë fonetike, gramatikore e leksikore të veçantë.

Në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) zë një vend të veçantë. Gjatë kësaj periudhe, problemet e gjuhës u bënë pjesë përbërëse e programit të Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqërisë së Stambollit (1878) hodhi bazat për zgjidhjen e problemit të alfabetit të gjuhës shqipe, i cili përfundimisht u zgjidh në Kongresin e Manastirit më 1908. Në bazë të alfabetit të gjuhës shqipe është alfabeti latin.

Dokumentet e para të shkruara të shqipes i përkasin shekullit XIV. Libri i parë i shkruar është “Meshari” i Gjon Buzukut që i përket gjysmës së dytë të shek. XVI (1555). Ka mundësi që tradita e shkrimit të shqipes të ketë qenë më e vjetër. Shqipja është shkruar në dy dialekte kryesore, në gegërisht dhe në toskërisht. Vepra e parë toskërisht është “E mbësuame e krishterë”, shkuar nga Lukë Matrënga dhe botuar në Romë më 1592. Shqipja ka vazhduar të shkruhet në dy dialekte deri më 1972, kur toskërishtja letrare u shpall gjuhë letrare kombëtare ose gjuhë letrare e njësuar.

Disa sqarime per gjuhedashesit tane:

Sinonime: dy fjale te ndryshme qe kane kuptim te ngjashem.

  • Lart
  • Nalt
  • Siper

Antonime: dy fjale qe shprehin kuptime te kunderta.

  • Dite/Nate
  • Ngrohte/Ftohte
  • Bardhe/Zi

Homonime: nje forme ka kuptime krejt te ndryshme.

  • Bar(bime që rritet në toke) dhe
  • Bar (lokal ku pihet kafe).
  • Bar(ilaç ose mjekim)

Polisemia: ku nje fjale ka shume kuptime.

Ja dhe dic qe me vjen tashi ne mendje sic kam ardhur nga klubi gjys e dehur e uroj te mos ofendohet ndonje sederlli

1.Trap = cark minjsh, zogjsh, ose komshinjsh kureshtare qe zgjasin koken nga dritarja tek shikojne qe zhvishesh me grila hapur.
2.Trap = Mjet lundrimi
3.Trap = Mashkull (thomeni ju mua qe 4rat nuk mendojne vetem me 1shin).

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ja vlen te lexoni
Close
Back to top button