Gjumi i pakët mund të ulë testosteronin
Fjetja e pakët mund të lidhet me nivelin e ulur të testosteronit tek të moshuarve, bëjnë të ditur studimet më të reja.
Nivelet e testosteronit mashkullor normalisht bien me kalimin e moshës, dhe tek disa burra kjo ulje e hormoneve mashkullore mund të çojë në mungesë të energjisë ose epshit.
Por hulumtuesit thonë se tek disa të moshuar që janë në vitet 80-ta të jetës, niveli i testosteronit mbahet në nivelet e zakonshme që gjendet edhe tek djemtë e rinj. Arsyeja mbrapa këtij dallimi në nivelet e testosteronit ende nuk është bërë e qartë, por hulumtuesit mendojnë se në këtë mund të ketë ndikim edhe gjumi.
Gjatë studimit të disa burrave mes moshës 64 dhe 74 vjeçare, rezultatet kanë treguar se sasia e gjumit të cilën ata kanë bërë ka qenë e lidhur në mënyrë të dukshme me sasinë e testosteronit në mostrat e gjakut të mëngjesit. Sa më shumë gjumë që kanë bërë, aq më i lartë ka qenë niveli i testosteronit, dhe ata që kanë bërë më pak gjumë kanë pasur edhe nivel më të ulët të tij (kohëzgjatja e gjumit ka qenë nga katër deri në tetë orë).
Ekspertët e gjumit rekomandojnë që të rriturit të bëjnë nga shtatë deri në tetë orë gjumë gjatë natës, për të ruajtur shëndetin optimal.