Gjysma e femrave kanë gjumë apnea (pa marrë frymë)
Gjysma e 40 grave të cilat morën pjesë në teste gjumi për një studim të ri suedez dolën se në apnea kishin pasur gjumë mesatarisht të rëndë.
Në këtë grup të rastësishëm grash të rritura, të cilat iu përgjigjën pyetësorit dhe u monitoruan ndërsa flinin, gjysma patën të paktën pesë episode kur nuk morën frymë për më shumë se 10 sekonda, që është minimumi për të përcaktuar gjumin në apnea.
Nga Kerry Grens
Mes grave me hipertension ose atyre që janë mbipeshë – dy faktorë për fjetjen në apnea – numrat ishin për të lartë, duke arritur 80 -84% të tyre.
Shumë nga gratë në studim përfaqësojnë rastet e zbutura të gjumit në apnea.
‘Sa i rëndësishëm është gjumi i lehtë në apnea, ne nuk e dimë,’ tha Dr Karl Franklin, autori kryesor i studimit dhe profesor në universitetin e Umea në Suedi.
Terry Young, një profesoreshë në Shkollën e Mjekësisë dhe Shëndetit Publik në Universitetin e Usikonsin, tha se gjumit të lehtë i duhet kushtuar vëmendje.
‘Ne shohim se nuk largohet dhe se përkeqësohet,’ tha ajo.
Ky lloj gjumi është i lidhur me një rrezik më të lartë për atak në zemër dhe vdekje të parakohshme.
Një studim tjetër po ashtu zbuloi se gratë që kanë këtë lloj gjumi kanë më shumë mundësi që të kenë probleme kujtesë dhe dementia.
Franklin tha se grupi i tij dëshironte të kishte prova të përditësuara se e zakonshme është gjendja.
Kërkuesit zgjodhën 400 gra mes moshës 20 dhe 70 nga një popullsi prej 10000, dhe u kërkuan që të flinin gjatë natës me disa sensorë në trupat e tyre.
Sensorët matnin rrahjet e zemrës, lëvizjet e syve dhe të këmbëve, nivelin e oksigjenit në ajër, rrymat e ajrit dhe valët e trurit.
Çdo ngjarje apnea përcaktohej nga një pauzë të paktën 10 sekonda e frymëmarrjes e shoqëruar me rënien e nivelit të oksigjenit në gjak.
Gratë që kishin një mesatare pesë ose më shumë të këtyre ngjarjeve gjatë çdo ore gjumi konsideroheshin sikur flinin në apnea.
Studimi, i cili u financua nga Swedish Heart Lung Foundation, gjeti se apnea bëhej më e zakonshme në grupet e moshave të mëdha.
Gratë mes 20 dhe 44 vjeç, një e katërta e tyre kishin gjumë në apnea, në krahasim me 56% të atyre me moshë 45 deri 54 dhe 75% të atyre 55 deri 70 vjeç.
Young tha se këta numra ishin më të mëdhenj se edhe parashikimi i saj, por kjo është ndoshta sepse ata bënë një përcaktim më strikt të gjumit në apnea se grupi i Franklin. Gjumi i rëndë apnea, i cili përfshin më shumë se 30 ndërprerje në orë, ishte shumë më i pazakonshëm. Vetëm 4.6 % e grave 45 – 54 vjeç dhe 14% e grave 55 – 70 vjeç kishin simptoma të rënda.
Mes grave të gjitha moshave me hipertension, 14 % kishin gjumë të rëndë në apnea, dhe mes grave mbipeshë 19%.
Franklin tha se nëse mjekët po kërkojnë për gjumë në apnea mes grave, ekzaminimi i atyre që janë mbipeshë dhe mbi 55 vjeç ose kanë hipertension është një vend i mirë për të filluar.
Young tha se gjumi në apnea shpesh konsiderohet si një gjendje për burrat, por identifikimi i grave që e vuajnë ka shumë përfitime, sepse studimi i saj ka treguar se gratë janë më të pritura drejt trajtimeve mjekësore.
“Paragjykimi për përjashtimin e grave (si potencialisht me simptoma gjumi në apnea) ka qenë dominues për një kohë të gjatë. Tani kemi përmirësime dhe shëndeti publik ka përfitime në identifikimin e tyre,” tha ajo.