VIP

Gjyste Vulaj shkëputet nga muzika për shkak të shtatzënisë

Shtatzënia ka bërë që këngëtarja Gjyste Vulaj të anulojë shumë koncerte e mbrëmje muzikore, ndërsa nga muaji shtator ajo do të shkëputet krejtësisht nga angazhimet deri pasi ta lindë foshnjën.

“Shtatzënia po më ecën krejt ndryshe se nga ç’prisja, më duhet të kem shumë kujdes, mjekët më kanë rekomanduar veç pushim, gjë që nuk pata mundësi t’i përmbahem… Jam si lule e këputur, jam pa qejf, e urrej këtë gjendje shtatzënë, me komplikime, tableta, injeksione, mërzitje. Por meqenëse e dua shumë bebushin e sapokrijuar, s’po më pritet ta mbaj në duar, të më falë gëzim, sepse më ka marrë malli për gëzim e kënaqësi shpirtërore”.

“Sa i përket profesionit, për shkak të shtatzënisë në gjendje kritike, e cila është shoqëruar edhe me probleme shëndetësore të tjera (kam fituar edhe bronkit), jam detyruar të anuloj disa shfaqje. Dhe nga shtatori deri në marsin e vitit 2013 do shkëputem krejtësisht nga angazhimet profesionale”, ka thënë këngëtarja.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button