Në këtë listë përfshihen 188 patenta të regjistruara, si dhe 29 tjera të cilat IBM i ka në listën e saj të patentave deri më 30 dhjetor 2011.
Blerja e fundit e patentave nga Google, është blerja e radhës pas atyre që kompania i ka përvetësuar në muajt korrik dhe gusht të vitit të kaluar.
Me këto blerje, Google e rrumbullakon numrin e patentave në 2100, 217 prej të cilave i ka marrë vetëm nga IBM.
“Këto patenta përfshijnë shumë kategori, duke përfshirë ato për prezantime, softuer, serverë, alokimin e të dhënave, balancimin e ngarkesës së serverëve, performancën e rrjetit, video konferencat, administrimin e mailave, dhe dërgimin e porosive në kohë reale” kanë thënë zyrtarët e dy kompanive në njoftimin për shitblerjen e patentave të IBM.