Hetimi ka nisur pas padive të tre ofruesve të shërbimeve të kërkimit të cilët pohojnë se Google i ka nxjerrë jashtë tregut me manipulime të pandershme që lidhen më rezultatet e kërkimit. Ofruesit e shërbimeve të kërkimit të cilët kanë paditur Google janë Foundem, faqet britanike të cilat merren me krahasimin e çmimeve, ejustice.fr. makina franceze e kërkimit të përmbajtjeve gjyqësore, dhe Ciao, makina britanike e kërkimeve online nën pronësi të Microsoftit.
Në kuadër të hetimit do të vërtetohet nëse Google qëllimisht ka ulur nivelin e shërbimeve të cilat i ofrojnë këto tri kompani, dhe nëse Google ka imponuar obligime ekskluzive reklamuesve, respektivisht u ka ndaluar atyre të përdorin reklamat të cilat i shfrytëzojnë në faqet e Google në çfarëdo faqesh tjera.
Tani për tani në KE theksojnë se këto hetime në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë se Google ka bërë ndonjë gjë të keqe.