LajmeMaqedonia

Gostivar, grushta prindërve dhe familjarëve të tjerë

Tre sulme fizike janë regjistruar brenda 24 orëve në rajonin e Gostivarit. Në dy raste, sulmet janë brenda të të njejtës familje.

Rasti i parë është regjistruar në Vrapçisht rreth orës 13 ditën e djeshme, ku 59 vjeçari F.S. e ka sulmuar fizikisht xhaxhain e tij 66 vjeç. Rasti i dytë është denoncuar në polici pasditën e djeshme rreth orës 18 e 50 minuta. B.I. 50 vjeç nga Gostivari, siç raporton policia, ka sulmuar fizikisht babain e tij 82 vjeçar.

“Sulmuesit janë mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar dhe punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e resteve”, thonë nga policia.

Rasti i tretë është denoncuar pranë organeve të rendit një orë pas mesnatës së mbrëmshme nga ana e F.B. 45 vjeç nga Vrapçishti, i cili i ka thënë policisë se ka qenë i sulmuar fizikisht në Dobërdoll nga Sh.N. 70 vjeç nga ky fshat për shkak të marrëdhënieve të tyre të mëparshme të pazgjidhura financiare.

“Sipas denoncuesit, sulmuesi ka përdorur edhe mjete metalike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Merren masa për zbardhje edhe të këtij rasti.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button