Lumi “Vardar” edhe këtë vit tregon mizorinë e vet. Së fundmi në ujërat e tij e humbën jetën edhe dy banorë të Gostivarit.
Shqetësimi i popullatës të Gostivarit pas kësaj tragjedie u rrit dhe bëri individë të ndërmarrin hapa për të zvogëluar mundësinë e humbjes së një jete tjetër, duke vendosur tela shpëtimi, pasi shtrati i lumit të Vardarit nuk ka zona ose pengesa që do të përdoren për shpëtim në rast mbytjeje.
Në kërkime të trupave të cilët përfudnojnë në lum, të cilët më shpesh kanë kurs dramatik dhe janë në luftë me kohë marrin pjesë edhe peshkatarët. Ata e njohin më së miri Vardarin dhe egërsinë me të cilën do të hakmerret nëse nuk respektohet mizoria e lumit.
Shoqata sportive e peshkatarëve “BASH VARDAR” – Gostivar në disa raste e aktualizoi situatën me paqëndrueshmërinë e nivelit të Vardarit, veçanërisht përgjatë rrjedhës nëpër rajonin e Gostivarit. Reagimi më i zakonshëm i qytetarëve nga fuqia e Vardarit dhe sasia e madhe e ujit që rrjedh me shpejtësi të madhe lidhet me funksionimin e hidrocentraleve në Vrutok dhe Raven.
“Lëshimi i pakontrolluar i ujit nga hidro sistemi Mavrovë në shtratin e lumit Vardar ndikon negativisht në peshkun dhe tërë ekosistemin. Por është më tragjike që në raste të niveleve të larta të ujit, ndodhin tragjedi.
Ne kemi punuar në këtë temë dhe kemi përgatitur një projekt me fondet tona. Realizimi i tij nuk i kalon 30 mijë euro. Është një shumë e vogël parash krahasuar me parandalimin e ndotjes së ujit, por më e rëndësishmja shpëton jetë”, thotë Enes Sejdini, këshilltar i jashtëm i “Bash Vardar”.
Ai tregon se kjo ka të bëjë me vendosjen e rrjetave të dizajnuara posaçërisht në një kënd nën urat e lumit dhe do të jenë një lloj barrierash. Projekti parashikon nëntë rrjete të tilla.
Sejdini argumenton se përvojat me barriera të tilla në vende të tjera kanë ulur ndjeshëm rezultatet tragjike. Rrjete të tilla gjithashtu do të zvogëlojnë kohën e kërkimit, sepse siç thotë ai në rast mbytjeje, zbulimi i shpejtë i personit që po mbytet është thelbësore për të shpëtuar jetë.
Sa i pamëshirshëm është Vardari kur shtrati i lumit është plot ujë, konfirmon statistikat e zeza. Në tre vitet e fundit, shtatë njerëz kanë vdekur si rezultat i mbytjeve.