EkonomiaLajmeMaqedonia

Gostivari në mesin e shtatë komunave më të suksesshme

Komuna e Gostivarit fitoi rejting kreditor B1 nga agjencia ndërkombëtare kreditore Moody’s Investor Services, duke u radhitur kështu ndër 7 komunat më të suksesshme në nivel shtetëror.

Marrja e rejtingut kreditor për komunat do të thotë se ato menaxhojnë me  shumë suksese paratë publike dhe në veçanti borxhin  publik, ndërsa benefiti nga rejtingu kreditor do të jetë  që komunat shumë me lehtë do të munden që të konkurrojnë  në tregjet  e brendshme dhe  ndërkombëtare  te kapitalit financiar për projekte me rëndësi kapitale për komunën. Realizimi i këtij suksesi të jashtëzakonshëm financiar është rezultat i reformave të shumta strukturore te zbatuara në komunë në drejtim të zvogëlimit të borxhit të trashëguar, zvogëlimit të shpenzimeve në të gjitha nivelet, rritjes së arkëtimit të të gjitha tatimeve, zvogëlimit të evazionit fiskal dhe strukturimit organizativ dhe rritjes së kapaciteteve humane në komunë dhe në ndërmarrjet publike komunale.
Përvoja e komunave të cilat paraprakisht fituan rejting kreditor, flet se me të, më lehtë realizohen kontakte me institucionet financiare dhe bankat nga vendi dhe nga jashtë në funksion të sigurimit të financimeve shtesë për projekte kapitale me kushte shumë të volitshme të financimit.
Së bashku me dy komunat të cilat para do kohe fituan rejting kreditor, janë gjithsej 7 komuna në Maqedoni të cilat tanimë kanë rejting B1 dhe B2 nga Moody’s. Komuna e Gostivarit është një ndër 5 komunat të cilat kanë fituar rejtingun kreditor B1, që është një nivel më lartë se rejtingu B2.
Kriteret kryesore për marrjen e rejtingut kreditor janë menaxhimi i drejtë me paratë, shlyerja e borxheve  të mbetura, kapaciteti i duhur për administrim me buxhetin dhe nivel solid i vjeljes së taksave dhe mjeteve nga burimet tjera themelore për financim.
Fitimi i rejtingut kreditor është një dëshmi  profesionale ndërkombëtare se menaxhimi i ri komunal me në krye Rufi Osmanin,  arriti që me punë të ndershme, përkushtim, disiplinë, profesionalizëm dhe reforma në administratë, Komunën e Gostivarit prej një gjendjeje para bankroti  ta bëjë ndër komunat më elite të vendit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button