Me të filluar nxehtësia verore, Greqia ka vendosur t’i hapë më se 500 plazhe, por vizitorëve iu kërkohet të bëjnë kujdes të shtuar shkaku i coronavirusit.
Qeveria ka kërkuar që në një ambient prej 1,000 metrash katror, të mos hynë më shumë se 40 përsona, derisa ata duhet t’i vendosin çadrat katër metra larg njëra-tjetrës, transmeton Telegrafi.
Ky shtet po i largon gradualisht masa kufizuese, duke shpresuar të arrijë një ekuilibër midis ofrimit të sigurisë shëndetësore dhe ringjalljes së ekonomisë së dobësuar.
Në përgjithësi, numri i të infektuarve me coronavirus në Greqi është 2,810, ndërsa 162 kanë vdekur, ndërsa 1,464 janë të shëruar.
Gjatë ditës së sotme, është bërë e ditur se plazhet do të hapen edhe në disa pjesë të Italisë dhe Francës, vetëm se vizitorët duhet të mbajnë distancë dhe të kenë shumë kujdes.