www.Zemra.Org

Grimi rezistues për ditët me vapë

Ditëve me vapë, është e domosdoshme që grimi të jetë rezistues. Si ta përgatisni fytyrën?

Fillojmë me përgatitjen e lëkurës së fytyrës. Fillohet me një hidratim të mirë të lëkurës me një qumësht të lehtë, duke përfunduar me një aplikim të mirë tonik që mbyll poret. Kremi duhet të jetë shumë i butë, të thithet nga lëkura shumë shpejt dhe të aplikohet sapo të jetë nxjerrë nga frigoriferi.

Baza
Për të qenë perfekte, më mirë ta bëni me një bazë të zakonshme fluide dhe të përdorni ato mat. Kini kujdes që të aplikoni një masë modeste .

Buzët
Pa i lyer buzët me buzëkuq , grimi nuk do të ishte i plotë. Megjithatë më mirë të evitoni buzëkuqet shumë të pasur dhe të yndyrshëm, më mirë të përdorni një shkëlqim likuid, ose gjalpë kakaoje që përmban dhe një faktorë mbrojtjeje UV.
Përsa i përket ngjyrave, mos i zgjidhni ngjyrë të errët.

Sytë
Përsa i përket syve, me të nxehtin është më mirë të përdorni produktet rezistuese ndaj ujit. Duke filluar nga tonet: më mirë të zgjidhni ato me bazë kremi. Më mirë të evitoni përdorimin e lapsave, që mund të shkrihen shumë thjeshtë. Sapo të keni përfunduar make-up, mund ta “fiksoni” duke përdorur një ‘spray’ me ujë termale.

Exit mobile version