31-vjeçarja Kerry Graves dhe 37-vjeçari Matthew Breach qëndronin bashkë prej kohës së universitetit dhe ishin të martuar prej disa vitesh, por Kerry vendosi se martesa e tyre ishte shumë e mërzitshme dhe se Matthew ishte përtac në krevat, kështu që vendosi të ndahej.
Disa ditë pas ndarjes, Matthew fitoi në llotari 30 milion stërlina, ndërsa Kerry është duke jetuar në një apartament të ndarë me të tjerë me të dashurin e saj të ri, Travis, i papunë pasi internet kafeja e tij falimentoi.
Nëse Kerry do të kishte pritur edhe disa ditë për t’u divorcuar, ajo do të kishte fituar një pjesë të kësaj shume.
”Mendoj se do të zgjidhet si femra më e pafat e të gjithë Britanisë së Madhe. Ajo qëndroi me Matthew për shumë kohë dhe kaluan momente të vështira, por vetëm tani ai u bë i pasur”, deklaroi një mike e gruas, ndërsa nëna e milionerit u shpreh me cinizëm: “Na vjen keq, neve gjithmonë na kishte pëlqyer ajo vajzë”.