BotaLajme

Gruaja më e shkurtë në botë filloi të merret me politikë

Gruaja më e shkurtë në botë, Jyoti Amge, e gjatë rreth 80 centimetra, iu bashkua fushatës zgjedhore në Indi duke mbështetur partinë djathtiste Maharashtra Navnirman Sena. Amge konsiderohet yll në Indi dhe zëri i saj ka shumë ndikim tek votuesit.

“Njëri prej problemeve kur je i famshëm është që njerëzit të bëjnë pyetje shumë irrituese kudo që paraqiteni. Sikur të mos isha personi më i shkurtë në botë, nuk do të isha e famshme”, tha Amge për mediat indiane.

Amge u regjistrua në librin e rekordeve Guinness si tinejxherja më e shkurtë në botë. Ajo tash bëhet 18 vjeçare, ndërsa peshon gjithsej pesë kilogramë dhe për shkak të një sëmundje ajo më nuk do të rritet.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button